phone: +420 776 223 443
e-mail: support@londoncreative.co.uk

30 virgjëresha të maleve shqiptare revokojnë gjininë për t’u kthyer në burra! S’janë shënimet e Edit Durham, por lajm i këtyre ditëve!

Fotografi Jill Peters sjell fotot të fenomenit që njihet pak në Perëndim, ku femrat e guximshme transformojnë plotësisht vetveten në ruajtje të nderit dhe…bëhen burra. Që prej shekullit të XV, fise të Ballkanit kanë zbatuar kodin arkaik të Kanunit, i cili privon nga disa të drejta gratë. “Kanuni thekson se femrat konsiderohen pronë e burrit”, sqaron Peters për “Huffington Post”. Për të mos bërë këtë, disa femra revokojnë gjininë e tyre dhe braktisin seksin e tyre. Duke ndryshuar veshjen, prerë flokët, ndryshuar emrin dhe madje duke u sjellë si mashkull, këto femra gëzojnë njëlloj të drejta si të ishin meshkuj. Sakrifica finale është premtimi për të mbetur e virgjër gjatë gjithë jetës.

Vitet fundit, femrat shqiptare kanë fituar më shumë pavarësi, dhe tashmë kanë mbetur vetëm 30 burrnesha, shumica e të cilave jetojnë në një fshat të vogël. Por ato nuk kanë në plan që të heqin dorë nga betimi. “Një grua mund të bëhet Presidente e Shqipërisë, por ato do të vazhdojnë të jetojnë si meshkuj”, shprehet Peters.

 Burimi : Zgjohu Shqiptar
Best Blogspot Templates 2013