Shqiptari qe ndertoi nje Helikopter ...!
Interesante ---Njeriu i cili vetë ndërtoi një helikopter” (“?ovek koji je sam napravio helikopter”) është titulli i shkrimit të agjencisë serbe të lajmeve “B92? dhe “Beta” të cilat ka në shkruar sot, dy vjet më pas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, për ndertimin e helikopterit nga duart e një shqiptari nga Presheva që quhet Qani Lutfiu.
Nga hobi mund të bëhen shumë gjëra interesante, por rrallë herë helikopteri. Një mekanik i makinave bujqësore nga Presheva ia doli kësaj, pa ndihmën e askujt.
Mjeshtri i njohur i traktorëve në Preshevë, Qani Lutfiu, në punëtorinë e tij realizoi një helikopter me një ulëse.
Një muaj më parë në oborr i testoi komponentët që vet i ka dizajnuar, si dhe motorin nga vetura trabant. Meqë nuk ishte i lumtur me propelerin, ai e çmontoi tërësisht fluturaken e tij.
Punimi i këtij helikopteri të veçantë ka zgjatur gati katër vite, ndërsa Qaniu i bëri vet të gjitha investimet. Sipas llogarive të tij, deri tash ka shpenzuar 10 mijë euro, raporton B92.
"Në botë nuk ekziston asnjë helikopter i ngjashëm me këtë. E kam kompletuar në mënyrë unike”, thotë ai.
Në Preshevë gjithkush e njeh usta Qaniun, i cili riparon traktorët dhe ndërton helikopter.
"Mund të bëj anije kozmike, po të kishte para. Gjithçka që sheh syri i tij, ai mund ta bëj”, thotë fqinji i tij, Arif Abdullahu.